LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump do të nxjerr së shpejti në treg librin e saj me rrëfime personale: Është e rëndësishme të dëgjoni këndvështrimin tim dhe të vërtetën

Melania Trump do të nxjerr së shpejti në treg librin e saj me rrëfime personale: Është e rëndësishme të dëgjoni këndvështrimin tim dhe të vërtetën
Foto: Getty Images

Ish-zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, ka njoftuar se këtë vjeshtë do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Melania”.

Ky libër i shumëpritur do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para zgjedhjeve presidenciale, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës.

Në këtë rast, Melania publikoi një video në platformën X, ku shpjegoi rëndësinë e ndarjes së historisë së saj personale.


“Shkrimi i këtyre kujtimeve për mua ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues”, tha ajo në video.

“Si një person që mban shumë privatësinë, shpesh kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit, kështu që ndiej përgjegjësi të qartësoj faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën”.

Në videon e publikuar, Melania shikon drejt kamerës dhe flet me një ton të qetë dhe të vendosur, ndërsa në disa momente shfaqen skena nga koha e saj në Shtëpinë e Bardhë. Zyrat e saj e përshkruajnë librin si një histori të fuqishme dhe frymëzuese për një grua që ka gjetur rrugën e saj, ka kaluar mbi të gjitha vështirësitë dhe ka përcaktuar përsosmërinë personale.

Foto: Melania Trump/Instagram

Libri, thuhet, është i pasur me histori personale dhe fotografi familjare që deri tani nuk janë ndarë me publikun.

Ky libër pritet të zbulojë histori të panjohura nga jeta e Melanias, duke përfshirë periudhën e saj si zonjë e parë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij udhëtimi. Ajo shprehet se ndarja e këtyre momenteve dhe përvojave është një mënyrë për të qartësuar keqkuptimet dhe për të treguar perspektivën e saj autentike.

Melania kishte njoftuar në korrik se po përgatitej të publikonte librin me kujtimet e saj, dhe tani ka ardhur koha që lexuesit të marrin një vështrim më të thellë në jetën e saj. Kjo vepër e re pritet të jetë një ndër librat më të diskutuar të vitit, duke sjellë një perspektivë të re dhe të veçantë për njërin nga personazhet më enigmatikë të politikës amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina

"Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara" – Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

Magazina
“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori