Mel C ka zbuluar se ajo do të refuzonte një ofertë për të performuar në vendin mikpritës të Kampionatit Botëror, Katar.
Këngëtarja 48 vjeçe, tha se ‘nuk do të ishte rehat’ të pranonte para për të dalë në skenë në shtetin katarian, për shkak të historisë së diskutueshme të të drejtave të njeriut, shkruan DailyMail.
Kjo vjen pasi David Beckham u përball me reagime të forta për një marrëveshje prej 10 milionë funtesh (11.5 milionë euro) për të qenë ambasador i kampionatit, pavarësisht polemikave rreth trajtimit të grave, punëtorëve migrantë dhe personave LGBT+ nga vendi arab.
Mel, shoqja e së cilës Victoria, është e martuar me ish-futbollistin David, i tha Richard Eden të DailyMail: “Personalisht, unë jam një aleate e komunitetit LGBT+ dhe nuk është diçka që do të ndihesha rehat ta bëja”.
“Njerëzit duan të shkojnë atje dhe të ndihmojnë për të bërë një ndryshim. Secili për të vetin, por do të ishte një jo nga unë nëse do të vinte oferta”, tha ajo.
Kjo vjen pasi Dua Lipa mohoi spekulimet se ajo do të performonte në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, e cila u zhvillua të dielën.
Vetëm një javë para fillimit të turneut të futbollit, Dua bëri një deklaratë në Instagram duke hedhur poshtë thashethemet dhe ‘goditi’ Katarin për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ajo shkroi: “Ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar”.
“Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar”.
“Unë do të bëj brohoritje për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të mirëpritur Kampionatin Botëror”, deklaroi Dua. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze