Në 77-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit bën bashkë miq dhe dashamirës të veprës letrare të autorit.
“Jemi mbledh për 77-vjetorin e lindjes së autorit, i cili është ndër më të rëndësishëm pas viteve 1990. Vepra e tij ka përshkruar gjithë metamorfozën e shoqërisë shqiptare. Le të shpresojmë që kjo pandemi do të marrë fund dhe vitin tjetër ditëlindjen do ta kthejmë në një festë të vërtetë”, shprehet drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.
“Në fakt, Pikaso nuk i pëlqente ditëlindjet, por merrte pjesë në festa me kushtin që mos t’i përmendej mosha. Ndërsa, ne jemi sot me Kongolin, i cili vetëm gjatë këtij viti ka shkruar dy libra. Prandaj ne jemi me Fatosin e ri, plot energji edhe ambicie”, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj, teksa lexon edhe motivacionin e certifikatë: “Për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pas viteve ’90 ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteresh romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern”.
Kineasti Spartak Pecani dhe përkthyesi Edmond Tupe rrëfejnë bashkëpunimet që kanë pas me veprat e këtij autori
“Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin “Lëkura e qenit”, që ka fituar të drejtën për prodhim kinematografik dhe së shpejti do të nis xhirimet. Jam i lumtur, që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtarisë sime. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhet dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të”, thotë regjisori Pecani.
Ndërsa, shkrimtari Fatos Kongoli shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata njerëz që i kanë qëndruar pranë në sfidat jetësore, që ka kaluar
“Jam shumë i emocionuar, nuk e prisja këtë vlerësim dhe ceremoni që po bëhet në këtë kohë pandemie. Falënderoj Zotin që më jep edhe një ditë të re… Ju falënderoj të gjithëve. Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjohja. Këtë e kupton, pasi ngjitesh deri sipër. Troket tek Shën Pjetri të mbyllet dera dhe kthehesh pas, atëherë e kupton se çfarë është mirënjohja. Faleminderit të gjithëve!”, thotë Kongoli.
Shkrimtari Fatos Kongoli është autor i rreth 20 librave. Është vlerësuar brenda edhe jashtë vendit me çmime. Mban titullin “Mjeshtër i madh”. /Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
ARMIKU
Sali Butka, plaku që s’e njihte frikën
EZRA POUND
Rrnoftë teatri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre