LAJMI I FUNDIT:

Mekaniku rrëmben avionin pa pasagjërë, e përplas në një akt vetëvrasjeje (Video)

Mekaniku rrëmben avionin pa pasagjërë, e përplas në një akt vetëvrasjeje (Video)

Një mekanik “kamikaz” vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines”, për t’u ngritur pa autorizim në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac”, derisa i ndjekur nga avionë ushtarakë përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound” natën e së premtes, në Seattle të Shteteve të Bashkuara.

Të dhënat paraprake tregojnë se mekaniku 29-vjeçar rrëmbeu një avion “Horizon Air Q400”, ndërsa përplasja ndodhi për shkak se ai po bënte “manovra të pazakonta në ajër”, ose për “mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce. Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin, transmeton TCH.


Një video e përfunduar në mediet lokale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në agim. Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomës, në Uashington.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tji. Troyer shtoi gjithashtu se avionë “F-15” u ngritën në fluturim “brenda pak minutash” dhe se pilotët u përpoqën të ruanin “sigurinë e personave në tokë”.

Tashmë policia po ndërmerr një hetim mbi formimin e rezidentit të kantonit Pierce, emri i të cilit nuk bëhet momentalisht i ditur, si dhe për motivet e këtij akti.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori