LAJMI I FUNDIT:

“Mein Kampf” i Hitlerit është shitur mijëra herë në Maqedoni

“Mein Kampf” i Hitlerit është shitur mijëra herë në Maqedoni

Një botues librash në Maqedoni pohon se ka shitur mijëra kopje të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, duke nxitur debatin nëse ky libër duhet të jetë i pranishëm në këtë vend.

Madje, libri ishte i pranishëm edhe në Panairin e Librit në Shkup, që ishte i hapur nga 3 e deri më 9 maj. BIRN thotë se prania e fotografive në internet shkaktoi reagime të shumta negative, kurse libri gjendet në raftet e librarive, me një çmim prej 300 denarësh (5 euro).


Për herë të parë, libri u përkthye dhe doli në shitje në Maqedoni në vitin 2005. Nikola Koteski nga shtëpia botuese “Gjurgja”, thotë se pas shitjes së 1000 kopjeve, libri i publikua sërish, pasi që kërkesa vazhdoi të rritet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se nuk pajtohet me Hitlerin, dhe se në libër e thonë këtë, por mendon se nuk ka asnjë arsye që të mos publikohet. Shtëpia botuese e Kosteskit ka publikuar edhe libra të Joseph Goebbels dhe të Mussolinit.

Mirëpo, ekspertët thonë se nuk ka të dhëna që suksesi komercial i librit të Hitlerit të ketë frymëzuar mbështetje të nazizmit në Maqedoni.

Sociologu Gorgi Tonovski thotë se libri i Hitlerit u bë popullor për çështje kurioziteti dhe jo ndonjë lidhje ideologjike, mirëpo historiani Kosta Axhievski thotë se libri vazhdon të paraqesë rrezik, duke u shprehur se librin nuk e ka lexuar, nuk ka ndërmend ta lexojë dhe se nuk duhet lexuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori