LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Sektori bankar me qëndrueshmëri të lartë

Mehmeti: Sektori bankar me qëndrueshmëri të lartë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.


“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Këto
zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”,
ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Ai ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin e Finlandës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e
bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvallka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/