LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti për liturgjinë në Kishën në kampusin universitar: Nuk kemi pasur informacion, nuk është në listën e objekteve që Policia i siguron 24 orë

Mehmeti për liturgjinë në Kishën në kampusin universitar: Nuk kemi pasur informacion, nuk është në listën e objekteve që Policia i siguron 24 orë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti u shpreh ka deklaruar se nuk kanë qenë të njoftuar se në Kishën Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, do të ketë ndonjë aktivitet fetar.

Mehmeti u shpreh në Komisionin për Sigurti dhe Mbrojtje se objekti në të cilin javën e kaluar u mbajtë liturgjia, e cila nxiti reagime të shumta dhe u cilësua si provokim, nuk gjendet në listën e objekteve e cila sigurohet 24 orë nga Policia e Kosovës.


“Fillimisht ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar në objektin të cilin po përmendet. Policia këtë objekt nuk e ka në listën e objekteve që i siguron 24 orë. Nuk kemi pasur njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, ka thënë ai.

Ndryshe, Provokim para rifillimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë po konsiderohet liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës
Lexo po ashtu Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

Që nga vitit 1998 në kishën e ndërtuar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, deri mëngjesin e së enjtes, nuk ishte organizuar asnjë rit fetar.  Aty sot është mbajtur liturgji, por që nxiti reagime të shumta.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, politikanë, shoqata të dala nga lufta e organizata studentore reaguan ndaj këtij veprimi, i cili po konsiderohet si provokim para rifillimit të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori