LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti e quan veprim të pamatur Asociacionin e Komunave Shqiptare në Preshevë

Mehmeti e quan veprim të pamatur Asociacionin e Komunave Shqiptare në Preshevë

Xhelal Mehmeti, bartës i listës së këshilltarëve nga Partia për Veprim Demokratik në Preshevë, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se iniciativa për krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginën e Preshevës ishte veprim i pamatur dhe krye në vete.

Mehmeti ka thënë se udhëheqësit politikë shqiptarë në Preshevë e morën vendimin për themelimin e Asociacionit pa u konsultuar me Prishtinën dhe Tiranën.


“Ishte hap total i pamatur, morën vendim krye në vetin. Ftuan gjitha partitë në konsultim dhe pastaj e kemi parë se kjo nuk ishte aspak serioze. Nuk janë konsultuar as me Prishtinën, as me Tiranën as me BE-në”, ka thënë Mehmeti.

Derisa ka folur për Asociacionin e Komunave Shqiptare, Mehmeti ka thënë se shqiptarët në Luginë kanë humbur shumë kohë duke kërkuar bashkimin me Kosovën dhe me Shqipërinë.

“Ne në Preshevë jemi në gjendje katastrofale. Njerëzit ikin për Evropë. Nuk është në kompetencat tona për një hap kaq madhor”, ka theksuar ai.

“Nëse vjen deri te ndryshimi i kufijve ose bashkimi kombëtar, mos të merremi me fjalë, por ta zhvillojmë komunën, t’i zhvillojmë institucionet tona. Në komunë ka mbetur vetëm një bankë sepse nuk ka zhvillim ekonomik”, ka shtuar anëtari i PVD-së.

Mehmeti ka thënë se institucionet arsimore në Kosovë gabuan kur dërguan librat për shkollat shqiptare në Luginën e Preshevës. Ai ka përmendur logot kosovare nëpër libra si problemin kryesor e bllokimit të tyre.

“Më e pranueshme do të ishin nëse librat do të vinin nga Shqipëria. Në një formë të koordinuara nëse kërkesa për dërgimin e librave të bëhej në ambasadën shqiptare në Beograd”, ka thënë veç të tjerash Mehmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori