LAJMI I FUNDIT:

BQK-ja merr vendim të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut

BQK-ja merr vendim të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut
Foto: Arkiv

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi kanë diskutuar për tejkalimin e situatës emergjente të energjisë elektrike në vend.

Sipas njoftimit për medie, Mehmeti ka informuar Krasniqin se BQK-ja do të marrë vendim që të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut dhe se këto kosto me bankat ndërkombëtare do t’i bartë vetë BQK-ja.


Nga ana tjetër, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në përballimin e vështirësive me të cilat po ballafaqohen konsumatorët në vend.

Në fund, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në fushat me interes të përbashkët. /Telegrafi/