LAJMI I FUNDIT:

“Mehmet Akif” mirëpret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

“Mehmet Akif” mirëpret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

​Sot prej orës 14:00 është paraparë mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq.

Përmes një komunikate, kolegji “Mehmet Akif” dhe familjarët e të dëbuarve kanë bërë të ditur se mirëpresin këtë seancë, duke e vlerësuar atë si sado pak ngushëlluese.


Tutje ky kolegj, si dhe familjarët e të dëbuarve, e shohin këtë nismë si shenjë e mirë që të vihet drejtësia në vend, dhe të parandalohen ngjarjet e tilla.

“I njoftojmë te gjithë institucionet dhe mediat kosovare qe jemi te gatshëm për bashkëpunim qe ngjarjet dhe akuzat e pabaza te vërtetohen ligjërisht larg interesave politike apo institucionale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu institucioni ka përsëritur se ushtrojnë aktivitetin në Kosovë që prej dy dekadash, në përputhje me standardet dhe normat ligjore, përcjell KosovaPress.

Ndër tjerash, këtu shprehet edhe shqetësimi lidhur me, siç shprehen ata, fabrikimin e justifikimeve për ta mbuluar aktin joligjor.

“E ndiejmë te nevojshme t’ju bëjmë me dije se pas kidnapimit te mësimdhënësve tanë ka nisur ne te njëjtën kohe edhe fabrikimi  i justifikimeve për te mbuluar aktin joligjor dhe te turpshëm te rrëmbimit. Në disa media elektronike janë shfaqur informacione te pavërteta për rekrutim dhe financime te paligjshme, gjë qe nuk pasqyron realitetin. Institucioni jone dhe familjaret  e te dëbuarve do te ankohen konform ligjeve për lajmet e rreme”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori