LAJMI I FUNDIT:

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e mjekut të UÇK-së, dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit.

Ai me këtë rast tha se lufta çlirimtare do të ishte e pamundur pa kontributin dhe sakrificën e popullit tonë.


“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në radhët e saj kishte ushtarët më të zotë, lufta ishte e ashpër, në vijat e frontit shumë prej tyre merrnin plagë të rënda. Plagët duhej të mjekoheshin e ushtarët tanë duhej të shëroheshin që lufta për çlirim të vazhdonte e fitorja të arrihej”.

“Padyshim që kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim kishte dhënë mjeku i UÇK-së, doktor Lec Leci, duart e tij të arta, largonin dhimbjet e shëronin plagët e ushtrisë tonë.

“Krah tij, si mbështetja më e fuqishme, qëndronte gjithnjë bashkëshortja e tij infermiere, Emine. Të palodhur në shërbimin e tyre ndaj atdheut, qëndruan gjithmonë. Familja e doktor Lecit, ka vazhduar rrugën e tij edhe pasluftës, një familje doktorësh. Qoftë i përjetshëm kujtimi për doktorin tonë, populli ynë do ta nderojë gjithmonë veprën e tij atdhetare”, ka shkruar Mehaj.

Lec Leci ishte njëri nga mjekët më humanistë në rajonin e Drenicës dhe me fillimin e luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së, ku trajtoi qindra ushtarë të plagosur e shumë civilë, derisa ra në altarin e lirisë më 24 shtator 1998 në malet e Qyqavicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori