LAJMI I FUNDIT:

Mehaj në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel: Kosova është rreshtuar përkrah vendeve të NATO-s në mbështetje të Ukrainës

Mehaj në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel: Kosova është rreshtuar përkrah vendeve të NATO-s në mbështetje të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, sot ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Ministri Mehaj, duke folur në këtë takim, ka thënë se “agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës na detyroi ta shikojmë çështjen e sigurisë globale krejt ndryshe, veçanërisht për vendet më të vogla që përballen me kërcënime të ngjashme”.

Ai ka thënë se sulmi ushtarak kundër Ukrainës ka mobilizuar NATO-n dhe aleatët e saj dhe ka bashkuar qeveritë dhe njerëzit e botë e lirë dhe demokratike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës, që nga ditët e para të agresionit, pa asnjë hezitim, kanë mbajtur anën e duhur të botës së lirë, që do të thotë se jemi rreshtuar natyrshëm përkrah vendeve të NATO-s dhe aleatëve të saj në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë Mehaj, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar një program për të pritur gazetarët ukrainas gjatë këtyre kohërave të vështira me mandatin e rezolutës së votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Po ashtu, Qeveria e Republikës së  Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për ndihmë për Ukrainën dhe është gati të strehojë 5 000 refugjatë”, ka thënë ai.

“Në këtë drejtim nuk janë vetëm institucionet por edhe organizatat joqeveritare janë duke ofruar ndihmën e tyre. Në Kosovë, një numër i grave ukrainase i janë nënshtruar kurseve intensive të deminimit, për të ndihmuar vendin e tyre të pastrojnë mjetet shpërthyese, sigurisht pasi lufta të ketë mbaruar”.

Mehaj ka thënë se “ndihma e Kosovës për Ukrainën, sado simbolike, ka treguar vullnetin e popullit të saj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar Ukrainën në momente të tilla të vështira, ndërsa Rusia vazhdon të bëjë luftë kundër një vendi të pavarur”.

“Me aftësitë dhe përvojat e dëshmuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne dëshirojmë ta fokusojmë kontributin tonë në mbështetje të Ukrainës me fushat e mëposhtme: trajnime për kërkim-shpëtim; trajnime për deminim, si dhe trajnime për mbrojtje kundër materieve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore”.

Në fund të fjalës së tij Mehaj ka thënë se “në varësi të zhvillimeve të ardhshme, Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë gjithçka në kapacitetin dhe fuqinë e saj për të ofruar ndihmën e saj për Ukrainën dhe për të qëndruar së bashku me NATO-n dhe aleatët e saj për të arritur synimin përfundimtar që është liria për Ukrainën”.

Bashkë me ministrin Mehaj, në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ka marr pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneralmajori Bashkim Jashari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori