LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin

Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin

Në konferencën “FSK dhe Partnerët”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin dhe kapacitetet.

Mehaj tha se FSK-ja nuk do të jetë vetëm konsumues i sigurisë por edhe ofrues i sigurisë.


“Në vitin 2021 FSK, ka marrë pjesë në misionin e parë paqësor. Nuk do të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe ofrues të sigurisë”, tha ai.

Ai ka përmendur pjesëmarrjen në “Defender Europe 2021” si arritje e madhe e FSK-së.

“Në këtë forum me partnerët do të ritheksoja përkushtimin e Republikës së Kosovës, për t’u koordinuar në sfidat e paqes dhe sigurisë, mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndaj FSK-së, gjithashtu të avancojmë praktikat në vendin tonë”, ka thënë Mehaj.

Drejtori i NALT-it, gjeneral-brigade Joachim Hoppe tha se, ky takim është me kohë pasi që po gjejnë prioritetet për vitin e ardhshëm, në veçanti për NALT-in dhe strategjinë 2023- 2025.

“Është mundësi e mirë për të nënvizuar disa nga rolet e NALT-it. NALT-i janë pjesëtarë të NATO-s, jemi për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. Qëllimi ynë është të formësojmë FSK-në që ndihmon paqen dhe sigurinë në bazë të principeve fundamentale, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, dhe po punojmë me ju në baza ditore për të arritur këto qëllime”, tha ai.

Ndryshe, “FSK dhe Partnerët” është konferencë vjetore ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori