LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Shkupi nuk është ashtu siç promovohet para Super Kupës evropiane (Video)

Megjithatë, Shkupi nuk është ashtu siç promovohet para Super Kupës evropiane (Video)

Derisa zyrtarët e qytetit çdo ditë promovojnë dhe paralajmërojnë rekonstruime të rrugëve, ditëve incizuan edhe video incizim në të cilin i promovuan bukuritë e Shkupit, profesionistët shpesh dalin me reagime nëpërmjet të cilave i zbulojnë lëshimet të cilat nuk do të duhet të ekzistonin në kryeqytet. Plamen Gavrovski inxhinier i pensionuar trafiku thotë se rrugët e Shkupit kanë shumë lëshime të cilat mund të rezultojnë më probleme, veçanërisht kur një numër i madh i vizitorëve të vijnë në Shkup, siç pritet të ndodhë në fillim të muajit gusht, kur do të zhvillohet Super Kupi i UEFA-s.

Gavrovski thotë se turistët do të kenë probleme në bulevardin Kliment Ohridski, Udhëkryqin 11 tetori dhe bulevardin Koco Racin, të cilat janë vetëm një pjesë e rrugëve të cilat kanë infrastrukturë jo të mirë, sinjalizim të keq horizontal dhe mungesë të vijave rrëfyese rrugore.


“Nëse qyteti i Shkupit mendon se vetëm me 4-5 ulëse të cilat i ka rregulluar ose që i ka shënuar përeth gjatësisë së tribunës veriore dhe kositja e barit rreth parkut, nëse mendon se me këto është përgatitur që ti presë këta turistë atëherë i lumtë, le ti presë”, tha Plamen Gavroski, inxhinier trafiku.

Derisa zyrtarët mundohet që ta përmirësojnë pjesën periferike, kështu duket tani keji në qendër të qytetit.

“Në pjesën e zonës së këmbësorëve nëse kalojnë përreth kejit të Vardarit do të përballen me disa lëshime komunale, në vetë lumin Vardar në të cilin mund të gjenden një numër i madh i mbeturinave, tek anijet ose tek pjesët ku janë të vendosur shtyllat e betonit”, tha Gavroski.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe ai i Aerodromit, Ivica Konevski sotë paralajmëruan rekonstruimin e rrugëve Todor Qangov dhe Gjorgji Krapcev, dhe disa pjesë të bulevarit “Ekspedita e shkurtit”.

“Qyteti i Shkupit do të ndajë gjysmën e të hollave për rekonstruimin e kësaj rruge, është sjellur vendim në këshill, është nënshkruar marrëveshje mes komunave dhe besoj se kjo është një mundësi e mirë që të përmirësohen kushtet për banorët e kësaj zone”, u shpreh Trajanovski.

Me rastin e ndeshjes futbollistike mes Real Madridit dhe Mancester Junajtedit më 8 gusht në Shkup pritet të udhëtojnë mijëra tifoz të huaj futbollistik por edhe shumë tifoz nga vendet e tjera të Maqedonisë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori