Këngëtarja e njohur, Meghan Trainor, është bërë nënë për herë të parë.

27-vjeçarja së bashku me bashkëshortin, Daryl Sabara, tashmë kanë pritur fëmijën e tyre në jetë, shkruan Mirror.


Këtë e kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme (e diel), derisa vogëlushi kishte lindur ditë më parë.

0 KPP CHP 140221SLUG 17572JPG

Duke ndarë disa imazhe në rrjete sociale, Meghan u shpreh se kjo ishte dhurata më e mirë për Ditën e të Dashuruarve.

“Jemi shumë të dashuruar, faleminderit Daryl për dhuratën më të mirë në jetë”, ka shkruar ajo.

1 MAIN CHP 140221SLUG 17574JPG

Në fotografi ajo shihet të jetë e shtrirë në spital, teksa në krah mban djalin, që quhet Riley. /Telegrafi/