LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox është Nitara më video-lojën Mortal Kombat

Megan Fox është Nitara më video-lojën Mortal Kombat

Pas gati 17 vitesh, personazhi legjendar rikthehet në Mortal Kombat, ku do luhet nga një aktore e famshme dhe seks-simbol.

NetherRealm Studios, krijuesi i serisë Mortal Kombat, ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e një prej personazheve legjendar në lojën më të fundit Mortal Kombat 1 – Nitara.


Ajo që është veçanërisht interesante, ky personazh do të luhet nga aktorja e njohur Megan Fox, të cilën ne e njohim si yllin e Transformers, Turtles Ninja dhe filmave të tjerë.

Nitara, Vampire of the Underworld, nuk ka qenë një personazh i luajtshëm që nga Mortal Kombat: Armageddon për PlayStation 2, dhe rikthimi i saj ka shkaktuar një emocion të madh mes lojtarëve dhe fansave të Mortal Kombat.

Ndonëse mund të jetë befasi për disa që Nitara shprehet nga seksi simboli Megan Fox, vetë aktorja thotë se ajo u rrit duke luajtur Mortal Kombat dhe “nuk mund ta besoj se po shpreh një personazh në një lojë të re”.

Mortal Kombat 1 vjen më 19 shtator (14 shtator me akses të hershëm) në PlayStation 5, Xbox Series X|S, Nintendo Switch dhe PC. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori