LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror turk i bën jehonë ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi

Televizioni shtetëror turk i bën jehonë ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi

Ekipe të kërkim-shpëtimit janë vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues që e goditi të hënën këtë vend.

Disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS) kanë arritur të nxjerrin të gjallë nënën dhe të birin e saj dy-vjeçar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, nga dy tërmetet e fuqishme që goditen shtetin turk.


Publikohen pamjet kur FSK shpëton vajzën dy vjeçare në Turqi
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur FSK shpëton vajzën dy vjeçare në Turqi

Pas këtyre sukseseve të forcat tona të sigurisë, televizioni publik turk, TRT ka realizuar një intervistë të shkurtër me oficerin e lartë ushtarak, Egzon Syla, i cili ka treguar se në shtetin turk gjenden dy njësi të FSK-së, ajo e kërkimit dhe e shpëtimit si dhe personel mjekësor.

“Ne kemi ardhur këtu me njësinë ushtarake. Kur morëm lajmin të hënën, me aprovimin e presidentes, ne kemi arritur në vendin e ngjarjes. Ne kemi dy njësi – atë të kërkimit dhe të shpëtimit si dhe personel mjekësor. Gjithashtu kemi edhe njësinë e qenve K-9”, pohon Syla.

Momenti i shpëtimit të nënës së vajzës 2-vjeçare në Turqi nga ekipet e FSK-së
Lexo po ashtu Momenti i shpëtimit të nënës së vajzës 2-vjeçare në Turqi nga ekipet e FSK-së

Ai më tutje tregon se deri më tani së bashku me forcat turke kanë shpëtuar disa persona ndërsa me të njëjtën situatë ishin përballur edhe disa vite më parë me tërmetet në Shqipëri.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme “Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës” ka nxjerrë shtatë kufoma nga gërmadhat, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit ka shkuar në mbi 24 mijë persona. /Telegrafi/