LAJMI I FUNDIT:

“Mediumet në Maqedoninë e Veriut i posedojnë dhe drejtojnë kryesisht burrat”

“Mediumet në Maqedoninë e Veriut i posedojnë dhe drejtojnë kryesisht burrat”

Gratë pothuajse nuk marrin pjesë në pronësi, ndërsa janë shumë larg pozitave udhëheqëse në mediat e vendit, tregon sondazhi i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, e cila ka përfshirë 26 redaksi.

Pozita e pronarit, drejtuesit dhe drejtorit janë tre pikat në të cilat koncentrohet fuqia reale e cila de fakto vendos për të punësuarit dhe për politikën e mediumit. Në kompetencë të tyre janë vendimet për shitjen e mediumit, mbylljen, shpalljen e falimentimit, rritjen e numrit të të punësuarve apo tepricën teknologjike, por edhe emërimin e redaktorëve që praktikisht u jep autorizim dhe në krijimin e politikës redaktuese, tregon hulumtimi.


Këto tre pozita, sipas të dhënave të marra nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuel, impresionet e gazetave dhe portaleve dhe informacionet e marra nga vetë të punësuarit, janë pothuajse posaçërisht në duart e burrave. Gratë pronare, drejtuese apo drejtoresha janë më shumë përjashtim se që e konfirmon rregullin, posaçërisht te mediat tradicionale.

Kështu, te televizionet lidhur me pronësinë gratë janë në nivelin e “gabimit statistikorë”. Prej 12 televizioneve të cilat i analizuam, tetë janë në pronë të personave ligjor, tetë në pronë të personave juridik, tre janë 100 për qind në pronë të burrave, ndërsa vetëm një grua merr pjesë në pronësi edhe atë me 10 për qind. Për një nuancë më e mirë është situata e pjesëmarrjes së grave në strukturat drejtuese. Prej 12 të analizuare në tre drejtuese janë garë.

Anketa e SPGM tregon se situata është e ngjashme edhe në mediat e shkruara. Prej gjashtë të analizuarave vetëm një (“Fokusi” javor) është në pronë të një gruaje, e cila njëkohësisht është edhe drejtuese. Të gjitha gazetat tjera të cilat i analizuam ose janë në pronë të burrave ose të personave juridik të cilët sërish janë në pronë të burrave dhe të drejtuar prej burrave.

Tregues është se trendi dallon te portalet ku pothuajse barabartë janë të përfaqësuar burrat dhe gratë si pronarë dhe drejtues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori