Rreth 90 për qind e amerikanëve thonë se vazhdimisht ose shpesh, kontrollojnë emalin e tyre, tekstet dhe llogaritë që kanë në mediet sociale, gjë që u shkakton atyre shumë stres, sipas një raporti të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, APA.
Ata persona që thanë se i kontrollonin vazhdimisht mediet e tyre sociale, kishin mesatarisht, më tepër stres sesa personat që i kontrollonin ato më rrallë.
Duke përdorur shkallën 1 me 10, ku numri 1 tregon pak, ose aspak stres dhe numri 10 qëndron për shumë stres, personat që i kontrollonin vazhdimisht mediet sociale kishin një nivel stresi në shifrën 5.3, ndërsa ata që nuk ishin shumë “të ngulitur” tek telefonat e tyre inteligjentë, e kishin nivelin e stresit 4.4.
Amerikanët në marrëdhënie pune që e kontrollojnë e-mailin edhe në ditët kur janë pushim, e kishin nivelin e stresit 6.
“Përdorimi i telefonave celularë dhe i rrjeteve sociale gjatë dekadës së fundit, natyrisht, që e ka ndryshuar mënyrën e jetesës së amerikanëve dhe komunikimin e tyre të përditshëm”, tha Lynn Bufka, doktore e shkencave dhe zëvendës drejtoreshë ekzekutive e APA’s për praktikat e kërkimit dhe politikat.
“Sot, thuajse të gjithë amerikanët e rritur kanë të paktën nga një pajisje elektronike dhe shumë prej tyre qëndrojnë gjithmonë të lidhur me to. Ajo që këta individë nuk marrin në konsideratë, është se teknologjia na ndihmon në shumë mënyra, por se të qenit vazhdimisht i lidhur me mjetet elektronike, mund të ketë ndikim negativ si tek shëndeti fizik, edhe tek ai mendor”, shton ajo.
Studimi arrin në përfundimin se prindërit i kanë kuptuar efektet stresuese të kontrollit të vazhdueshëm të fëmijëve; 94 për qind e tyre thonë se përpiqen ta kenë në kontroll përdorimin e mjeteve sociale nga fëmijët dhe 58 për qind e tyre thonë se fëmija i tyre është shumë i lidhur me pajisjet elektronike.
Veç kësaj, 45 për qind e prindërve thanë se teknologjia i bën fëmijët të ndjehen të shkëputur nga familja; 58 për qind e prindërve thanë se janë të shqetësuar “ për ndikimin e medies sociale tek shëndeti psikik dhe mendor i fëmijës”.
Përdoruesit e vazhdueshëm të medies sociale, po ashtu janë ndikuar më negativisht prej tyre, thuhet në studim, duke cituar se 42 për qind e kontrolluesve të vazhdueshëm thanë se diskutimi i politikës në mediet sociale i kishte shkaktuar atyre stres.
Ndoshta një nga gjetjet më interesante të studimit, është se 65 për qind e amerikanëve janë pak a shumë të mendimit se mospërdorimi herë pas here i medieve sociale është i nevojshëm për shëndetin mendor. Vetëm 28 për qind e të anketuarve thanë se nganjëherë shkëputen nga teknologjia.
Anketa u zhvillua online nga 5 deri më 31 gushti i vitit 2016, me 3,511 të intervistuar të moshës mbi 18-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, nga firma e anketimeve Harris Poll, në emër të Shoqatës amerikane të Psikologjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Marrëveshja për pagën? Ky truk i thjeshtë është shumë i fuqishëm, sipas një studimi të ri
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore