Fushata e furishme për “normalizimin artificial të marrëdhënieve” po zhvillohet këto ditë më aktivisht se kurrë më parë, shkruan portali “KM Novine”, një medium i gazetarëve serbë, kryesisht nga pjesa veriore e Kosovës.
Hashim Thaçi ka bërë një veprim të papërfytyrueshëm, ka vendosur kurorë në memorialin kushtuar bujqve të masakruar në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit në verë të vitit 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, shkruan KM Novine, portal ky i cili pretendon se bujqit serbë “janë vrarë nga terroristët shqiptarë, komandant i njësiteve të së cilës ka qenë Thaçi”.
Më tutje thuhet se Thaçi kishte shkuar në fshat i vetëm, pa politikanë të tjerë, por megjithatë, pretendon ky portal, nën përcjelljen e një numri të madh të makinave të policisë dhe të njerëzve të armatosur. Askush tjetër nuk ka qenë aty për ta pritur dhe për ta shoqëruar. Serbët e këtushëm janë të ofenduar, të indinjuar, sërish të abuzuar.
Të pafuqishëm për të kundërshtuar, bënë atë që kanë mundur, refuzuan që të shiheshin me atë dhe madje refuzuan edhe të dalin nga shtëpitë e tyre në atë kohë. Thaçit gjithsesi i kanë mjaftuar ekipet e gazetarëve për të cilët kjo ka qenë një ëmbëlsirë e vërtetë edhe pse ky ka qenë një shërbim ndaj terroristit shqiptar, i cili është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm nga gjykata në Serbi për vrasjen e policëve serbe, thuhet në artikullin e portalit KM Novine.
Portali shkruan se Thaçi ka vendosur në këtë memorial një kurorë në ngjyrat e të ashtuquajturës “Kosovë e pavarur” – një krijese për krijimin tekanjoz të së cilës janë masakruar bujqit serbë. Ai nuk ka shkuar te varrezat e tyre. Mbase nuk e ka ditur se ato varreza nuk janë krejtësisht të rrënuara, apo nuk ka guxuar, sepse e ka ditur se pothuajse në vazhdimësi ato janë minuar, atë vetëm ai mund të dijë. Por do të ishte edhe e pakëndshme që të shëtiste ndërmjet 14 varrezave dhe që secilit një nga një t’i vendoste kurorë, edhe shpenzimet do të ishin më të mëdha.
Por, habia nuk përfundon këtu. Në deklaratën e tij të shkurtër, Hashim Thaçi asnjëherë me asnjë fjalë nuk ka premtuar apo paralajmëruar arrestimin e terroristëve dhe të kriminelëve që e kanë bërë këtë krim. Kështu, ai shprehu besimin e tij të fortë se krimi ndaj bujqve serbë nuk është krim dhe se edhe vetë pajtohet me ato metoda, sepse nuk synon që të dënojë kriminelet tjerë.
Në këtë mënyrë, shkruan portali KM Novine, Thaçi ka treguar se di e se kush janë autorët e krimit! Me heshtjen e tij ai tregoi qëllimin e tij të vërtetë. Ndërsa kriminelët janë gjetur, janë identifikuar me emra dhe janë gjetur nga ana e policisë së UNMIK-ut para më shumë se dhjetëve viteve, gjë të cilën e kishte thënë edhe Millovan Drecun, ish anëtari i partisë SPS të Millosheviqit, njëherësh deputet nga radhët e partisë SNS të drejtuar nga kryeministri serbe Alleksandar Vuçiq, dhe ish gazetar i RTS-it serb.
Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë dje në fshatin Grackë e Vjetër se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër. Ai ka theksuar se vetëm duke ngadhënjyer drejtësia do të ndodhë pajtimi, e pajtimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt, sepse ka vullnet për këtë.”
“Posedojmë materiale voluminoze, shumë konfidenciale të policisë së UNMIK-ut përkitazi me masakrën në fshatin Grackë e Vjetër. Nga materiali i cili është cilësuar si “shumë i ndjeshëm”, shihet se është kryer një hetim i detajuar, se janë arrestuar rreth njëzet të dyshuar të kenë planifikuar dhe kryer këtë masakër”, ka thënë Drecun në emisionin “Sfidat e së vërtetës” (“Izazovi istine”), të realizuar më 2002, por të transmetuar më shumë se dhjetë vite më vonë.
Por, shkruan portali, gjithsesi nuk duhet harruar se si ka ardhur Hashim Thaçi në fshatin Grackë e Vjetër?
Që nga viti 2010, pothuajse në të njëjtën kohë kur kishte ngjarë persekutimi i peshkopit serb Artemije, luftëtarit të paepur për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë, shkruan ky portal, në memorialin e shërbyer nga uzurpuesit dhe ilegalët, filluan të vinin edhe bashkëpunëtorët e separatistëve shqiptarë, të punësuar në kuazi-institucionet e tyre. Nga viti në viti aty kanë ardhur përfaqësues gjithnjë e më të “rëndësishëm” të kuazi-institucioneve shqiptare, dhe atë të shoqëruar nga kryetradhtarë nga Qeveria e Serbisë, shkruan portali KM Novine.
Kështu rendi i erdhi edhe atij për të cilin askush nuk do të mund të kishte përfytyruar që do të vinte. Gjë që në filmat kriminalistik do të cilësohej si “kthim në vendin e krimit”. Por, ky nuk është film, por se drejtohet nga mentorët amerikanë. Kjo vërehej qartë në deklaratën e Thaçit kur thotë se “lutet” për të gjitha viktimat.
Gjithashtu, shkruan portali KM Novine, kjo është vetëm një pjesë e koreografisë, e cila i është përgatitur.
Të rikujtojmë së vetëm para pak kohësh ai ka drejtuar kolonën e pjesëtarëve të komuniteteve LGBTI në rrugët e Prishtinës, ndërsa vetëm një apo dy ditë më vonë kishte vizituar një malazez nga Gorazhdec, kurse mediet këtë e kanë transmetuar si një vizitë “komunitetit malazez”. Tash e ka pasur për detyrë të bënte edhe këtë hap. Por edhe fakti që ai është vetëm kukull në duart e të fortëve amerikanë dhe atyre të BE-së, nuk e arsyeton atë dhe as nuk e zbutë dhimbjen e familjeve dhe fajin e tradhtarëve serbë.
Prandaj, shkruan portali KM Novine, këto veprime mund të sjellin, siç po shihet, një kthesë të re, prandaj shtrohen pyetjet në vijim:
A ka kjo të bëjë me hapjen e kapitujve në bisedimet me Bashkimin Evropian? Njëherësh, Vuçiq pohon se sulmet ndaj serbëve janë gjithnjë e më të rralla, Edita Tahiri thotë se do të fuqizohen kuazi-institucionet në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Thaçi vendos kurorë.
A do ta paguajmë edhe një herë me dhimbje datën e pavlerë?
A po blihen kështu vetë-promovimi dhe poenët politikë të Aleksandar Vuçiqit dhe të memecëve të sojit të Nikoliqit, Daçiqit dhe të tjerëve?
Portali KM Novine pyet se a mund të presim që në përkujtim të terroristëve shqiptarë, për shembull Adem Jasharit në Prekaz, të vijnë edhe Nikoliq dhe Vuçiq për “t’i bërë homazh viktimave të pafajshme”?
Por, përfundon KM Novine, nëse të gjithë janë të pafajshëm, megjithatë dikush duhet të jetë fajtor. Kush mund të jetë fajtori? – përfundon KM Novine. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron