LAJMI I FUNDIT:

Mediat turke publikojnë pamjet e dhimbshme: Foshnja që regjimi i Asadit la pa shtëpi vdiq nga i ftohti, me sytë hapur

Mediat turke publikojnë pamjet e dhimbshme: Foshnja që regjimi i Asadit la pa shtëpi vdiq nga i ftohti, me sytë hapur

Foshnja siriane 1.5 vjeçare Iman Ahmed Leyla e cila kishte mbetur pa shtëpi për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri ka vdekur me sytë hapur nga i ftohti në një kamp në kufi me Turqinë ku ajo ishte strehuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Foshnja Iman u dërgua dje në mëngjes në spitalin Şifa në rajonin Afrin të Sirisë nga familja e saj e cila pas migrimit nga Idlibi qëndronte në një barakë pa xhama në territorin e strehimit të përkohshëm në jugperëndim të Afrinit.


Por, pas mbërritjes së vogëlushes 1 vjeç e gjysmë në spital u kuptua se zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri.

Në fotografinë që spitali Şifa në Afrin ka ndarë me AA-në dhe për të cilën thuhet se është shkrepur pas vdekjes së foshnjës, vërehet se Iman është me sytë hapur dhe se një dorë e drejton trupin e vogël të saj për shkrepjen e fotografisë.

Në raportin e spitalit rreth vdekjes së saj thuhet se foshnjës me peshë vetëm 4.5 kg i ka ndaluar zemra pas ndërprerjes së frymëmarrjes si rezultat i ftohjes së rëndë, meqë ajo ka vuajtur nga mungesa e ushqimit dhe në të njëjtën kohë ka luftuar me sëmundjen “atrofi cerebellare” (zvogëlimi i vëllimit të trurit të vogël).

Mësohet se familja në vitin 2018 migroi drejt Idlibit nga rajoni i Gutës Lindore të kryeqytetit sirian Damask pas evakuimit të kryer si pasojë e sulmeve të Rusisë dhe regjimit. Për shkak të bombardimeve, familja ndërroi vendin disa herë dhe u largua në pjesën periferike të Afrinit në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Si pasojë e sulmeve intensive të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, në afërsi të kufirit Siri-Turqi kanë migruar rreth 1.8 milionë civilë që nga janari 2019 e deri më tani.

Një pjesë e madhe e të zhvendosurve janë vendosur në rajonin e kampeve në vijën kufitare me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët.

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori