LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe shkruajnë “seriozisht” për “planin kroat” për ta sulmuar Republikën Serbe

Mediat serbe shkruajnë “seriozisht” për “planin kroat” për ta sulmuar Republikën Serbe

Grupi në Facebook i quajtur ‘Boshnjakët’, shkruan portali serb Alo, ka botuar hartën e gjoja të sulmeve të planifikuara në Republikën Serbe, për ta përmbysur presidentin Milorad Dodik. Sipas mediumit serb, prapa këtij plani qëndron Kroacia.

Sipas “burimit”, ky plan po mbështetet edhe Ambasada amerikane në Sarajevë, që po bashkëpunon me shërbimet kroate, transmeton Telegrafi.


“Plani është i qartë dhe mund të realizohet nëse Dodiku synon referendum për shkëputjen e Republikës Serbe, apo nëse ai nuk largohet nga pushteti”, thotë ky burim, sipas të cilit aksioni do të ndërmerret në trekëndëshin Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi, me çka do të rrënohen urat që ndërlidhin rajonin me Serbinë.

Lidhur me këtë “plan” flet eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Xhevad Galijasheviqi i cili thotë se “i njeh ambiciet kroate”. Sipas tij, për amerikanët, serbët dhe boshnjakët janë të parëndësishëm, meqë qëllimi kryesor i tyre është dobësimi i Rusisë dhe Turqisë.

“Republika Serbe është cak i duhur për këtë”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori