LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe për zhvillimet e fundit në pikat kufitare Kosovë-Serbi: Helikopterë të KFOR-it fluturuan mbi zonë, sot Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Mediat serbe për zhvillimet e fundit në pikat kufitare Kosovë-Serbi: Helikopterë të KFOR-it fluturuan mbi zonë, sot Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në Kosovë, sipas mediave serbe të afërta me pushtetin, nata kaloi e tensionuar por paqësisht pas vendosjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Ndërkohë, siç shkruajnë këto media, përcjell Telegrafi, sot në orën 10 të paradites do të mbahet një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.


Pas Jarinjës, pankartat me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” u shfaqën mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, raporton një media lokale në gjuhën serbe nga veriu i Kosovës, Kosova online.

Sipas mediumit në fjalë, afishet ishin vendosur në hyrje të qytetit, si dhe në vetë qytetin, përcjell Telegrafi.

Rada Trajkoviq akuzon presidentin Vuçiq për ‘keqinformim të serbëve në veri të Kosovës’
Lexo po ashtu Rada Trajkoviq akuzon presidentin Vuçiq për ‘keqinformim të serbëve në veri të Kosovës’

Blic.rs, gjithashtu shkruan se dje helikopterë të forcave të KFOR-it fluturuan mbi këtë zonë, të cilët vlerësuan se situata në terren ishte e qëndrueshme.

Ndërkohë në pikat kufitare, Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë janë konfiskuar targat me regjistrim dhe me shenja nga Serbia, të cilat pastaj duhet të marrin targa provuese dhe të paguajnë një tarifë, e cila kushton pesë euro dhe është e vlefshme për dy muaj.

Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar me magji diçka që nuk ishte shkruar askund”.

Vuçiq njoftoi se masat e palës serbe do të diskutohen në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të caktuar për orën 10 të mëngjesit.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se duke vendosur reciprocitet në targat me Serbinë, Kosova në thelb ka zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Brukselit.

E zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se tensionet duhet të ndalen dhe se dialogu është një vend për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla.

Ndërsa Dusan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka vlerësuar se situata aktuale në kalimet kufitare me Kosovën është pasojë e “lojës së rrezikshme” që Beogradi dhe Prishtina po “luajnë”, dhe që biznesmenët dhe qytetarët e thjeshtë do të paguajnë çmimin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori