LAJMI I FUNDIT:

Mediat ruse: Putin dhe Vuçiq nesër do të bisedojnë për Kosovën

Mediat ruse: Putin dhe Vuçiq nesër do të bisedojnë për Kosovën

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiq do të takohen nesër në Soçi të Rusisë, ku do të diskutojnë edhe për çështjen e Kosovës.

Siç transemtojnë mediat serbe, duke iu referuar agjencisë ruse Tass, në takimin mes presidentit rus dhe atij serb “është planifikuar të preken çështje të rëndësishme të partneritetit strategjik ruso-serb në sferën politike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe humanitare, si dhe të shkëmbehen mendime për situatën në Ballkan, duke përfshirë edhe gjasat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, thuhet në një deklaratë të Kremlinit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar tha më herët se Putin dhe Vuçiç do të diskutojnë nesër në Soçi çështjet ndërkombëtare, luftën kundër Covid-19, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe çmimin e gazit për Serbinë.

Peskov theksoi se këto do të jenë bisedime shumë të rëndësishme me një aleat dhe mik të Rusisë.

Ndryshe, presidenti serb sot është takuar në Beograd me  të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi Vuçiq tha se Serbia kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë sa më shumë takime në kuadër të dialogut me Kosovën.

“Serbia kërkon dhe dëshiron negociata me Prishtinën në çdo nivel, sa më parë, sa më shumë e sa më shpesh. Mendoj që është me rëndësi të flasim për secilën temë, për Asociacion e rrymën, por edhe të tentojmë të bëjmë çfarëdo, qoftë besim minimal mes nesh të mos vijmë në situata në të cilat ndodheshim para një muaji”, ka deklaruar Vuçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori