LAJMI I FUNDIT:

Mediat pro qeveritare në Maqedoni raportojnë për ngordhjen e majmunave por jo për vdekjen e tre të burgosurve (Foto/Video)

Mediat pro qeveritare në Maqedoni raportojnë për ngordhjen e majmunave por jo për vdekjen e tre të burgosurve (Foto/Video)

Në Maqedoni ka pasur raporte nga institutucione ndërkombëtare për punën e mediave që është cilësuar si negative dhe e ndikuar nga partitë politike.

Mediat pro qeveritare në Maqedoni dje kanë raportuar për një rrahje në mes majmunëve në kopshtin zoologjik në Shkup ku thuhet se ka pasur edhe viktima, ku ka mbetur i ngordhur një majmun i njohur në kopsht zoologjik me emrin Dino, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ky ka qenë një ndër lajmet kryesore i ditarit të orës 18:00 në Televizionin Sitell, i cili pas matjeve të fundit të audiencës është si një televizion më i shikuar në Maqedoni.

Nga ana tjetër ky lajm është raportuar në të gjithë mediat tjera që njihen si media pro qeveritare në Maqedoni. Për këtë rrahje kanë raportuar media tjera si: Vecer, Vesti, b2, daily.mk, tvnova dhe portale tjera të përafërta me pushtetin.

Problemi i vdekjes të të burgosurve në burgun e Idrizovës në asnjë rast nuk është raportuar në këto mediume. Vetëm javën e fundit në burg kanë vdekur tre të burgosur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Probleme tjera që i tangojnë qytetarët thuajse aspak nuk raportohen në këto media. Në raste kur institucionet dhe qeveritarët e kanë zgjidhur problemin atëherë mediat e kanë raportuar si problem i zgjidhur.

Më herët, media të njejta e kanë raportuar edhe ”problemin” me shitësit e dredhëzave në autostradën Tetovë-Shkup por nuk e kishin ngritur si problem aksidentimin e veturave po në këtë autostradë si pasojë e kushteve të këqija të rrugës./Telegrafi/

Vest: Shitësit e dredhëzave shkaktojnë pa siguri në rrugët e Maqedonisë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vest: Shitësit e dredhëzave shkaktojnë pa siguri në rrugët e Maqedonisë! (Foto/Video)