LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje letrës së presidentes Osmani drejtuar presidentit Biden për anëtarësim në NATO

Mediat ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje letrës së presidentes Osmani drejtuar presidentit Biden për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë i është drejtuar me një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO. Letra e Osmanit drejtuar presidenti amerikan Biden ka marrë vëmendjen edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare.

Të enjten disa prej mediave më të njohura ndërkombëtare i kushtuan nga një artikull të veçantë letrës së presidentes Osmani dërguar presidentit Biden.


Mediumet Reuters, AFP, Radio Evropa e Lirë, Swissinfo.ch, Seenews, Indiatoday, ishin disa nga mediat që raportuan për kërkesën e presidentes së Kosovës, për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike – NATO.

Mediumi Reuters, në artikullin e publikuar për kërkesën e Osmanit, gjithashtu ka shkruar së Serbia dhe aleati i saj Rusia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të bllokojnë anëtarësimin e saj në NATO.

“Kosova është ruajtur nga trupat e NATO-s që nga viti 1999, kur NATO iu drejtua bombardimeve për të ndalur vrasjen e shqiptarëve nga forcat serbe në një luftë kundër kryengritjes 1998-99”, thuhet në raportimin e agjencisë Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në letrën e Osmanit të cilën Telegrafi të enjten e publikoi ekskluzivisht thuhej se Kosova sot është faktorë kyç në promovimin e stabilitetit rajonal, duke shprehur që SHBA-të në këtë kohë sfiduese për të gjithë, mund të llogarisin në mbështetjen e Republikës së Kosovës.

“Kjo është në fund të fundit vendosmëria e popullit të Kosovës, por është edhe arritja jonë e përbashkët, prandaj SHBA-të vazhdojnë të mbajnë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit tonë. Në këtë kohë sfiduese, dhe si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të llogarisin në Republikën e Kosovës si një mike dhe aleate e përkushtuar dhe si një vend që do të mbrojë interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në letrën drejtuar Biden.

Tutje, presidentja Osmani ka shkruar se Republika e Kosovës ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton, beson plotësisht se duhet të jetë anëtare e plotë e familjes euroatlantike të kombeve.

“Kosova është vendi më pro-amerikan dhe pro NATO-s në botë. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, Kosova mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO-s, siç është Partneriteti për Paqe (PfP) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (A5). Duke pasur parasysh këtë, ne shprehim besimin dhe pritshmërinë tonë që SHBA-të do të përdorin lidershipin dhe ndikimin e tyre për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën duke filluar me programin PfP dhe anëtarësimin e plotë në Kartën e Adriatikut”, shkruan më tej Osmani në letrën e saj.

Ekskluzive - Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO  
Lexo po ashtu Ekskluzive - Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO  

Presidentja e Kosovës ka shtuar se jemi optimistë se do të kemi mbështetjen e aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë përpjekje vendimtare.

“Pres me padurim mundësinë për t’u takuar me ju personalisht sa më shpejt që të jetë e mundur. Pranoni konsideratën time më të lartë për ju dhe vendin tuaj. Zoti i bekoftë kombet tona dhe botën e lirë”, shkruan në fund të letrës, presidentja Osmani.

Kërkesat për anëtarësim të Kosovës në NATO kanë ardhur pas situatës që është destabilizuar në Ukrainë. Ku tash e tri javë Rusia është duke vazhduar me sulmet ndaj shtetit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori