LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare jehonë vizitës së Blinken: Riafirmim i aleancës me Shqipërinë

Mediat ndërkombëtare jehonë vizitës së Blinken: Riafirmim i aleancës me Shqipërinë

Vizita e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë ka gjetur, ndonëse jo në masë, një pasqyrim në mediat amerikane. Kështu, “ABC News” ka shkruar në edicionin e tij online se, vizita synon riafirmimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin kyç të Ballkanit, që mbështet Ukrainën në përballjen me Rusinë.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, rrjeti informativ ka nënvizuar se vizita ka në fokus të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë dhe fqinjët e saj që synojnë të aderojnë në Bashkimin Evropian.


“Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar lidershipin shqiptar në rajonin e gërryer nga lufta, si dhe rolin e tij në Këshillin e Sigurimit, si një vend anëtar jo i përhershëm”, shkruan “ABC”, sipas të cilit tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë mund të trajtohen gjithashtu gjatë vizitës.

Edhe agjencia “US News” ka shkruar se vizita e Antony Blinken në Shqipëri synon riafirmimin e marrëdhënieve mes vendin e vogël ballkanas, njëkohësisht një aleat kyç i Uashingtonit në rajon.

Sekretari amerikan, Antony Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën - agjenda e plotë
Lexo po ashtu Sekretari amerikan, Antony Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën - agjenda e plotë

Ndërsa në Evropë, agjencia “Anadolu” ka raportuar se gjatë vizitës në Tiranë, që do të pasojë me atë në Gjermani, Blinken mund të bisedojë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, “Politiko” ka shkruar se bëhet fjalë për një vizitë të rrallë të një sekretari Shteti në një vend të vogël, që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Gazeta digjitale ka cituar zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, Mattheq Miller të deklarojë se: “Shqipëria është një partner jetik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, që gjithashtu mbështet integritetin territorial të Ukrainës”.

Sipas burimit nga Departamenti i Shtetit, vizita do të fokusohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe gjithë rajonit. Ish-ambasadorja Yuri Kim, që aktualisht mban postin e zëvendës ndihmëses së sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, e ka cilësuar vizitën një celebrim të partneritetit mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori