LAJMI I FUNDIT:

Mediat malazeze hamendësojnë nëse Vjosa Osmani është ftuar në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, presidenca e Kosovës heq dilemat

Mediat malazeze hamendësojnë nëse Vjosa Osmani është ftuar në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, presidenca e Kosovës heq dilemat

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, prej ditësh po përgatit listën e të ftuarve për inaugurimin e tij në Podgoricë më 20 maj.

Sipas medias malazeze “Antena M”, në atë listë, siç mësohet jo zyrtarisht, nuk është presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Ky medium iu drejtua dy herë partinë e Milatoviqit, “Lëvizja Evropa Tani” (Pokret Evropa Sad) me pyetjen nëse Presidentja e Republikës së Kosovës është ftuar në inaugurim?


“Na u tha se kërkesa jonë është përcjellë në departamentin e partisë, i cili do të përgjigjet në kohën e duhur. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve tona të shumta dhe durimit disaditor, përgjigja nuk ka ardhur ende”, shkruan mediumi malazez, transmeton Telegrafi.

Media malazeze shkruan se “duket se heshtja e administratës së partisë dhe vetë Jakov Milatoviqit diku sugjeron përgjigjen nëse, krahas ftesave tashmë të zbuluara për  presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të gjithë anëtarët e Kryesisë së BeH, Stevo Pendarovskin e Maqedonisë dhe Zoran Milanoviqin e Kroacisë, është edhe Vjosa Osmani në listën e të ftuarve është edhe Vjosa Osmani”.

Mirëpo, dilemën rreth ftesës për presidenten Osmani, e ka hequr këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Kupina ka thënë për Telegrafin se ka ardhur ftesa për Presidenten Osmani për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Milatoviq.

“Presidentja ndodhet jashtë vendit. Sapo të kthehet, ju njoftojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

Lajme
Kalo në kategori