LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane tregojnë mënyrën se si janë arratisur dy shqiptarët nga burgu i Romës (Video)

Mediat italiane tregojnë mënyrën se si janë arratisur dy shqiptarët nga burgu i Romës (Video)

Megjithëse ngritën një helikopter për të rënë sa më parë në gjurmët e dy shqiptarëve, Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç, të arratisur sot nga burgu i Civitavechias në Romë, policia italiane nuk i ka kapur ende.

Mediat italiane shkruajnë se për këtë rast, ndonëse nuk bëhet fjalë për të burgosur me rrezikshmëri të lartë, po bëhen hetime rrënjësore.


Sipas gazetës “La Repubblica” mësohet edhe mënyra se si janë arratisur dy shqiptarët.

Referuar të dhënave të paraqitura në bazë të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë, rezulton se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar për tu arratisur.

Kamerat tregojnë gjithashtu momentin kur ata kacavirren në murin rrethues, rënien e alarmit dhe gjithashtu kur të dy arrijnë të zbresin murin rrethues, duke u ndarë më pas në dy drejtime të kundërta.

Sipas imazheve, njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt veriut, zonës së Aurelias.

Policia italiane thotë ndër të tjera se i ka shpërndarë fotot e tyre në gjithë Italinë, ndërsa vazhdon mbikëqyrja nga ajri me helikopter, ndihmuar edhe nga 5 njësi operative të policisë.

Dyshimet më të mëdha për vendin se ku mund të fshihen shqiptarët, janë rreth portit, zonë edhe ku janë përqendruar kërkimet.

NGJARJA

Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës mëngjesin e sotëm duke u kacavjerrë nga muri rrethues.

Ata përfituan nga një xhiro në oborr për të vënë në zbatim planin e tyre. Njëri prej tyre në momentin e arratisjes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit. /opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori