LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane shkruajnë për shpellën ”Dardha” në Kërçovë (Foto)

Mediat italiane shkruajnë për shpellën ”Dardha” në Kërçovë (Foto)

Me titullin “Misteri i kafkave në shpellë” gazeta ”Il Resto del Carlino” e fillon shkrimin për ekspertizën e përbashkët të organeve mjeko-ligjore të Italisë dhe Maqedonisë, për shpellën ”Dardha” në Kërçovë ku disa muaj më herët u gjendën kafka dhe eshtra njerëzish.

Për të zbuluar të vërtetën rreth këtij misteri, gazeta ”Il Resto del Carlino” shkruan se Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi kërkoi ndihmë shkencore nga Universiteti Urbino, informon Telegrafi Maqedoni.


Eshtrat nga shpella ‘Dardha’ në Kërçovë do të analizohen nga Universiteti italian
Lexo po ashtu Eshtrat nga shpella ‘Dardha’ në Kërçovë do të analizohen nga Universiteti italian

shpella-1

Përfaqësues të Institutit të mjekësisë ligjore të Maqedonisë, profesori dhe specialisti i forenzikës Agim Ramadani, Prokurori i Gostivarit Ahmet Ahmeti, speleologu Kimi Rapiki, dhe dy inspektorë të policisë forenzike të qytetit të Kërçovës janë futur në shpellën që në vete ruan misterin e madh të zhdukjes të më shumë personave në periudha të ndryshme kohore.

Vazhdon enigma: Të kujt janë kafkat e gjetura në shpellën ”Dardha” në Kërçovë (Video)
Lexo po ashtu Vazhdon enigma: Të kujt janë kafkat e gjetura në shpellën ”Dardha” në Kërçovë (Video)

shpella-5

Për këtë hetim, profesori i Universitetit Urbino, Peter Gobbi ka thënë ”Ne do të kryejmë një numër të madh të analizave për të gjetur praninë e proteinave, yndyrnave, indit dhjamor, molekula organike dhe përbërës tjerë.” ka thënë Gobbi, informon Telegrafi Maqedoni. Gobbi ka thënë gjithashtu se do të vërtetohet mosha, mënyra e të jetuarit dhe prezenca e toksineve.

shpella-6

I njejti, gjithashtu ka treguar metodat identifikuese që do të jenë: biokimike, mikroskopike dhe elektronike.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU