Mediat italiane japin mendimet e tyre për golin e anuluar të Bennaccer në ndeshjen Inter-Milan

Goli i anuluar i Ismael Bennacer në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit ka shkaktuar polemika dhe mediat italiane japin verdiktin e tyre për incidentin e ndodhur në pjesën e dytë në Giuseppe Meazza.
Goli i Bennacer u anulua pas një kontrolli të VAR-it për pozicion jashtë loje të shokut të tij të skuadrës Pierre Kalulu, i cili ishte përtej çdo mbrojtësi të Interit dhe, sipas gjyqtarit Maurizio Mariani, francezi ndërhyri në lojë.
Stefano Pioli shprehu zhgënjimin e tij pas fishkëllimës së fundit duke sugjeruar se mbrojtësi i tij nuk e penalizoi Handanovic dhe as nuk e pengoi portierin e Interit të kryente një pritje.
Por, cili është qëndrimi i mediave italiane për ngjarjen?
Sipas La Gazzetta dello Sport, vendimi i Marianit ishte i diskutueshëm dhe pozicioni jashtë loje i Kalulu u duk si 'pasiv'. Mariani u vlerësua me 5.5 dhe vendimi i tij u pa si i vetmi gabim i lehtë në lojë.
Gazeta me bazë në Romë tha se edhe Mariani kishte 'më shumë se një dyshim' para monitorit dhe nuk dukej plotësisht i bindur për vendimin e tij. /Telegrafi/























































