Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e klubit të madh turk, Fenerbahce, pas transferimit të tij nga Rizespor para disa javës.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi kompletoi transferimin e tij nga Rizespori te Fenerbahce për një shifër të raportuar prej katër milionësh.


Megjithatë, frytet e tij kanë filluar të shihen menjëherë, pasi prizrenasi po e bënë atë që di më së mirë dhe e ka punë - shënimin e golave.

Ndeshja e parë përgatitore në Austri, si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri ishte kundër Wolfsburgut dhe përfundoi me barazim 1-1.

Goli i vetëm për klubin turk u shënua pikërisht nga Muriqi, i cili gjeti golin e tretë nga dy ndeshje me verdhekaltërit.

Shtatlarti prizrenas ka magjepsur menjëherë tifozët e Fenerit, të cilët nuk duan më spanjollin e Atletico Madridit, Diego Costa.

Costa u lidh për një kohë me Fenerbahcen, por tani edhe mediat turke këshillojnë klubin që mund ta transferojnë vetëm si rezervë të Muriqit. /Telegrafi/

fener muriqi

telegrafi sport app