LAJMI I FUNDIT:

Mediat e afërta me Vuçiqin pretendojnë se zbuluan gruan që qëndron prapa “non-paper”

Mediat e afërta me Vuçiqin pretendojnë se zbuluan gruan që qëndron prapa “non-paper”

Mediat në Serbi pretendojnë se kanë zbuluar personin që mund të qëndrojë prapa të ashtuquajturit “non-paper”, ku flitej për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në raport me Serbinë.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ditë më parë pati deklaruar se bëhet fjalë për një grua shumë të mençur dhe të informuar mirë me problemet e Ballkanit, transmeton Telegrafi.


Kështu mediat e afërta me presidentin serb, shkruajnë se bëhet fjalë për holandezen Angelina Eichhorst, zyrtare e lartë në Bashkimin Evropian, e cila ka mbajtur pozita të larta në institucionet e BE-së.

E deri më tani ky dokument është kundërshtuar nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, duke thënë se nuk është dokument i këtyre dy shteteve.

Dokumentin e ka kundërshtuar ashpër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se burimi i këtij “non-paper” është në Serbi.

Pas publikimit të këtij dokumenti pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pati thënë se: “Unë e lexova atë në gjysmë të natës së kaluar kur u ktheva nga Brukseli. Ajo letër ishte nga dikush që është shumë i zgjuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori