LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike japin alarmin: Çdo muaj arrestohen 200 shqiptarë në Britani

Mediat britanike japin alarmin: Çdo muaj arrestohen 200 shqiptarë në Britani

“Trafikantët e drogës që zotërojnë pasuritë që po rrënohen”. Me këtë titull gazeta britanike “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë kriminalitetit shqiptar në vend për të cilin flet me shifra të frikshme.

“Më shumë se 200 shqiptarë arrestohen çdo muaj si kriminelë nga një vend i vogël i Ballkanit të cilët po bëjnë emër dhe gëzojnë reputacion si qendra e dhunës për shkak të trafikut të drogës” – thuhet në shkrimin e gazetarëve Jon Austin dhe Matthew Davis që lapsi.al e sjell më poshtë të plotë.


“Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Kriminalitetit (NCA) paralajmëroi se kishte një rritje të shqetësimeve nga kriminaliteti i dhunshëm i bandave shqiptarëve të cilat kishin marrë nën kontroll një sërë banesash të vjetra të cilat i kishin kthyer në bazën e trafikut ilegat të kokainës.

Të dhënat e 36 nga 43 zyra policie në Angli dhe në Uells tregojnë se vetëm në 2017-ën u kryen 2676 arrestime shqiptarësh për krime si trafiku i drogës, ushtrim dhune, krime me natyre seksuale dhe kërcënime për jetën.

Pothuajse gjysma e arrestimeve ndodhën në Londër ku numri i shqiptarëve të marrë në pyetje nga policia e tejkaloi 8% të totalit të 2 viteve të fundit. Këtu përfshihen edhe 16 arrestime me dyshimin për përdhunime. Burgje të ndryshme raportuan se janë 716 shqiptarë që vuajnë aty dënimin të cilët llogariten në 8% të numrit të të dënuarve pas hekurave.

Vitin e kaluar NCA raportoi se “kriminelët nga Ballkani janë duke rritur përhapjen e tyre dhe lidhjet e influencës duke vendosur kontakte direkte me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Shifrat e arrestimeve në Britani janë marrë nga gazeta në bazë të kërkesave për informim ndërsa akuzat përfshijnë rrëmbime, pastrim parash dhe sulm ndaj policisë.

Një nga bandat e trafikut të drogës është e vendosur në lindje të Londrës dhe anëtarët e saj mbajnë nofkën “Hellbanianz”. Godina ku ata ishin vendosur tashmë është shkatërruar. Policia ka bërë aksione thuajse të përditshme në godinën “Gascoigne” në lagjen Barking ndërsa zyra qendrore u ka akorduar autoriteteve lokale 500 mijë £ për të luftuar dhunën e bandave të këtyre të rinjve.

Kur “Sunday Express” shkoi për herë të parë në këtë lagje në fillim të këtij muaji, një bllok i tërë i ndërtuar në vitet 1960 po shkatërrohej për të ngritur aty një lagje të re që do të kushtonte disa milionë paund. Godina ishte mbushur me dhoma të ndërtuara me kapakë metalikë. Disa dhoma ishin të boshatisura për shkak të projektit të ri, por në tjera kishte njerëz që jetonin.

Një person te të 60-at që ishte rritur në lagjen Barking tregon për shqiptarët: “Nuk mund ta tregoj emrin tim nëse do të flasim për ta. Ata mendojnë se e zotërojnë këtë zonë. Por nuk është çështja vetëm te ata, pasi aty ka trafikantë droge, sulme me thikë, të shtëna. Shtoji dhe këto” – këmbëngul ai.

Një tjetër grua e cila thotë se emigroi në Britani nga Afrika për një jetë më të mirë, por tashmë ndihet e pasigurtë. “Erdha këtu për të qenë më e sigurt, or tani jamë e frikësuar në mbrëmje në shtëpi”.

Blloku i ndërtesave është i përbërë nga 17 kulla dhe disa ndërtesa më të vogla. Një pjesë e tyre është rikonstruktuar ndërsa janë ndërtuar edhe shtëpi të reja që kanë kushtuar 96 milionë paund ku banorët thonë se në këtë zonë ndiheshin të sigurt më parë. I tërë projekti parashikon ngritjen e 1575 shtëpive të reja brenda vitit 2024 duke shtuar edhe rreth 3 mijë të tjera në disa faza të mëvonshme. Një raport i censusit të 2011-ës e përshkruan bllokun si një nga më të varfrit dhe ku dominojnë beqarët.

Britanikët e bardhë dhe afrikanët me ngjyrë janë grupet etnike më të mëdha në zonë, por thuhet se “pas anglishtes, gjuha e dytë më e përdorur është shqipja të cilën e përdorin 372 banorë”.

Por banda e shqiptarëve “Hellbanian” nuk është e shtrirë vetëm në lagjen Barking. Një zëdhënës i policisë tha: “Bazat dhe aktiviteti i tyre është i shtrirë në të gjithë Londrën. Ne nuk jemi kemi të dhëna për ndonjë aktivitet të tyre të kohëve të fundit në këtë lagje, por shërbimet tona të inteligjencës thonë se një numër i anëtarëve të saj tani jetojnë në zona të ndryshme jashtë saj. Kjo lagje është njëlloj me të tjerat në Londrën e 2018-ës.

Aty ka pasur disa ngjarje kriminale, por ne po punojmë me autoritetet dhe komunitetin lokal. Kemi instaluar kamera sigurie dhe kemi përmirësuar ndriçimin në rrugë. Janë duke u zhvilluar takime me njerëzit që ata të mblidhen së bashku për të punuar me të rinjtë dhe familjet e atyre që janë prekur nga kriminaliteti. Policia është duke zhvilluar patrullime ditore ndërsa nuk mungojnë edhe aksionet e armatosura të saj”.
Inspektori John Goodwin tha se pranë godinës Gascoigne ka patrullime të vazhdueshme. /Lapsi.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori