LAJMI I FUNDIT:

Media ruse tregon se si është humbur për herë të dytë lufta në Nagorni-Karabaku nga Rusia

Media ruse tregon se si është humbur për herë të dytë lufta në Nagorni-Karabaku nga Rusia

Natën e 9 dhe 10 nëntorit, për herë të dytë, lufta në Nagorni Karabakh përfundoi me një humbje dërrmuese të palës armene.

Siç shkruan media ruse Vedomosti, përcjell Telegrafi, marrëveshja e arritur në fakt është një dorëzim i Armenisë, e cila u bë e pashmangshme pas humbjes së qytetit të Shushit. Nëse luftimet do të vazhdonin, situata për Jerevanin do të përkeqësohej dhe kushtet e dorëzimit do të bëheshin gjithnjë më poshtëruese.

Pasojat gjeopolitike të luftës së dytë të Nagorni Karabakut janë katastrofike jo vetëm për Armeninë, por edhe për Rusinë.

Ndikimi i Moskës në rajonin e Transkaukazisë është ulur ndjeshëm, ndërsa prestigji i një Turqie të suksesshme, përkundrazi, është rritur në mënyrë të pabesueshme.

Në thelb, pse aktualisht Azerbejxhani duhet të vazhdojë një politikë të ekuilibruar midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, të cilat kanë qenë lojtarët kryesorë këtu për tre shekujë? Detyra kryesore e Bakus është kthimi i territoreve të humbura në vitin 1994 – është zgjidhur, komunikimi i drejtpërdrejtë me Turqinë – është siguruar dhe tani mund të flitet me rusët në një tonë krejt tjetër.

Bilanci i ndikimit në republikat turqishtfolëse të Azisë Qendrore do të ndryshojë dukshëm në favor të Ankarasë. Klienti dhe aleati i rusëve ishte humbësi. Aleati turk fitoi bindshëm.

Media ruse shkruan se, kjo luftë ishte operacioni më improvizues i Krimesë të udhëhequr nga Vladimir Putin.

Faktori kryesor në suksesin spektakolar të ushtrisë azere ishte epërsia e padiskutueshme ajrore.

Në janar dhe shkurt të këtij viti, dronët pa pilotë (UAV) nga Turqia luajtën një rol vendimtar në zmbrapsjen e ushtrisë siriane në Idlib dhe më pas arritën rezultate operacionale në Libi, ku gjenerali Khalifa Haftar, i cili po korrte fitore të një pas njëshme, pësoi humbje nga këta dronë në Tripoli.

Për sa i përket luftë së Nagorni Karabakhut, armenët nuk kishin një sistem të mbrojtjes ajrore, por vetëm disa nga elementët e tij. Si rezultat, në fund të javës së dytë të luftimeve, azerët rikrijuan situatën e verës së vitit 1941, kur aeroplanët gjerman Messerschmitts po shkatërronin kamionët sovjetikë.

Vedomost shkruan se, mësimin kryesor që Moska duhet të marrë nga lufta e fundit është që kurr ta mos nënvlerësoj armiku.

Rusët vazhdojnë të kenë një qëndrim ironik ndaj Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kjo pikëpamje është veçanërisht e popullarizuar në pjesën politike. Ndërkohë, ushtria ukrainase nuk është më e njëjta siç ishte në Ilovaisk dhe Debaltseve, ajo tashmë zotëron shërbime speciale dhe taktike. Sidoqoftë, rusët ende janë të bindur për efektivitetin e ulët luftarak të ushtrisë ukrainase.

Ushtria ukrainase tashmë ka në zotërim sisteme të armëve që rusët nuk i kanë. Këto janë sisteme të raketave anti-tank të gjeneratës së tretë dhe dronë kamikaz. Dhe së shpejti do të mbërrijnë dronët Bayraktar TB2 të porositura në Turqi. Ndërkohë, në ushtrinë ruse ende nuk ka asnjë armë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori