LAJMI I FUNDIT:

Media katalanase bën të ditur përshtypjet që ka Xavi për Barcelonën e Flickut

Media katalanase bën të ditur përshtypjet që ka Xavi për Barcelonën e Flickut

Barcelona e ka nisur mjaft mirë sezonin nën urdhrat e trajnerit të ri Hansi Flick duke kryesuar tabelën në La Liga.

Flick erdhi me energji të reja duke sjellë inovacion në lojën e blaugranasve si dhe duke ‘ringjallur’ formën e disa lojtarëve si Raphinha dhe Lewandowski që po duken të pandalshëm këtë edicion.

Kjo duket se i ka lënë përshtypje të mëdha edhe ish-trajnerit të tyre Xavit, i cili thuhet se është i lumtur dhe i impresionuar nga ajo që Hansi Flick ka bërë tek Barcelona në një periudhë kaq të shkurtër, ka raportuar Diario Sport.


Xavi po vazhdon të tregojë mbështetjen e tij ndaj skuadrës por ka vendosur që mos të jetë në qendër të vëmendjes duke e bërë këtë.

Për atë arsye, Xavi ka marrë pjesë në ndeshjet e Barcelonës si vendas për ta ndjekur skuadrën dhe shpeshherë është larguar pa rënë në syrin e mediave.

Barcelona kishte vendosur që ta shkarkonte Xavin pas pothuajse tri viteve në krye të blaugranasve pasi kishin mendimin se skuadra nuk po konkurronte si duhet ndaj Real Madridit.

Xavi vendosi që të mos shkaktojë probleme me klubin pas shkarkimit të tij, madje sipas raportimeve e ka dhuruar edhe pjesën e pagës që klubi ia kishte borxh për t’i ndihmuar financiarisht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori