LAJMI I FUNDIT:

Medarski mohon se zyra e avokatisë së tij është e lidhur me firmën që fitoi tender

Medarski mohon se zyra e avokatisë së tij është e lidhur me firmën që fitoi tender

Pas që OBRM-PDUKM-ja ndërlidhi zyrën e avokatit të Zoran Zaevit Filip Medarski se zyra e këtij avokati është në të njëjtën adresë me firmën që fitoi tenderin 35 milionë euro, reagon Filip Medarski.

“Partia politik OBRM-PDUKM dha deklarata se firma, e cila ka konkuruar në tender prej Ministrisë së Shëndetësisë është e regjistruar në të njëjtën adresë, si zyra ime e avokatisë. Do të dëshiroja ta informoj publikun se zyra ime e avokatisë nuk ka asnjë lidhje me firmën që ka konkurruar në tenderi dhe e them me plotë përgjegjësi se ajo firmë, themeluesit e saj, drejtuesit dhe punëtorët e saj asnjëherë nuk i kam përfaqësuar, por as që personalisht nuk i njoh cilin do nga ato”, tha avokati Filip Medarski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se për momentin e nxjerrjes së informacionit rreth tenderit, nuk ka qenë në dijeni se ajo firma ka të njëjtën adresë me zyrën e tij.

“Në të njëjtën adresë janë të regjistruara më shumë se 7 zyra avokatie, të cilat janë të lidhura me zyrën time. Kush e ka regjistruar firmën mund të kontrolloj në regjistrin qendror, por me siguri nuk është zyra ime. Nëse edhe më tej lidhet zyra ime me at firmë apo tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’i trajtoj si keqbërës dhe tendencioz dhe do të ndërmarr procedura për mbrojtjen e nderit tim dhe dukjes time”, tha ai në reagimin tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori