LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira Admir Bokrinës që humbi jetën në tragjedinë e Gjenovës (Video)

I jepet lamtumira Admir Bokrinës që humbi jetën në tragjedinë e Gjenovës (Video)

Admir Bokrina humbi jetën një javë më parë nga shembja e urës në Itali.

Miq, të afërm e familjarë morën pjesë në ceremoninë mortore të 32 vjeçarit i cili do të prehet në Shkodër.


“Është një fatkeqësi që të gjithë e ndiejmë me shpirt. Familja duhet të jenë krenar, sepse ai dha jetën jo t’u shpërthye banda, banka, drogë, por t’u lyp punë 32 vjeç, është edhe krenari për gjithë Anën e Malit”, shprehet mësuesi Ruzhdi Podja.

Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por për këdo që e njihte Admirin.

Ai emigroi në moshë të re, dhe gjithmonë sipas të njohurve të tij kishte lënë respekt.

Disa prej atyre që punuan me 32-vjeçarin në Itali, u kthyen për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

“Fatkeqësi e madhe, Zot mos ia ço kuj”, shprehet Muhamed Ceka, emigrant në Itali.

Së bashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë duke shkuar për në punë.

Ura “Morandi’ ne Gjenova u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali, me humbjen e të paktën 43 personave./ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori