LAJMI I FUNDIT:

“Me lesh, pa lesh…” Si preferohet zona intime?

“Me lesh, pa lesh…” Si preferohet zona intime?

Me lesh, pa lesh, sille si ta kesh”. Kjo është një shprehje që ka qarkulluar gjatë kur bie fjala tek një diskutim i madh nëse duhet të rruhet zona intime.

Rruajtja intime, e njohur ndryshe edhe si “Hollywood Cut” është një sinjal i rëndësishëm seksual, shpjegon eksperti Jakob Pastoetter.

Gjatë ereksionit, penisi pa qime i mashkullit duket deri në një të tretën më i madh. Ndërkohë tek gratë, maja e klitorit duket më qartë.

Vetëm një e treta e meshkujve thonë se u pëlqen kur gratë nuk janë të rruajtura poshtë.


“Gjatë seksit oral, qimet janë shumë të bezdisshme,” shpjegon Pastoetter. “Natyrisht përvoja seksuale është më e mirë kur nuk ka rroba e as qime”.

Megjithatë, në Korenë e Jugut qimet pubike janë një simbol i pjellorisë. Aty gratë i mbjellin këto qime përkundrejt një pagese prej 2500 euro.

Kjo për shkak se një pjesë e mirë e grave nuk kanë qime të tilla.