LAJMI I FUNDIT:

Me fotografi kundër pirjes së duhanit

Me fotografi kundër pirjes së duhanit

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Pirjes së Duhanit. Me këtë rast, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë fushatë që shtetet të nisin të vënë paralajmërime me fotografi në kutitë e cigareve, si p.sh. pamje me dhëmbë të zverdhur dhe tumore, në mënyrë që duhanpirësve t’u tregohen rreziqet nga duhani për shëndetin e tyre.

Bëhet e ditur se paralajmërimet me fotografi i kanë bindur disa njerëz që të ndërpresin pirjen e duhanit.

OBSH thotë se duhani është arsyeja më e shpeshtë që shkakton vdekjen, dhe është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se pesë milionë njerëzve në vit.

Edhe në Kosovë, respektivisht në të gjitha qendrat rajonale të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe zyra në Prishtinë, do të shënojnë me një sërë aktivitetesh, Ditën Botërore kundër pirjes së duhanit.
Me këtë rast do të jepen porosi për rrezikun nga pirja e duhanit dhe pasojat e tij për shëndetin. /rel/rtk/telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori