Me duar në xhepa, momenti kur vrasësi i gjyqtarit pret policinë para Gjykatës

Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në Shqipëri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
E ky është momenti kur Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtari Astrit Kalaja qëndron i qetë me duar në xhepa brenda rrethimit të Gjykatës së Apelit duke pritur forcat e policisë pasi kreu krimin e rëndë, raporton euronews.al.
Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































