eksperti-banner

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 15 deri më 21 qershor, në kuadër të aksionit evropian të ROADPOL-it, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes stacioneve policore për siguri në komunikacionin rrugor, realizon aksione të intensifikuara kontrolluese rrugore, që fokusohen në zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin nën ndikimin e alkoolit ose mjeteve narkotike.

"Në kuadër të këtij aksioni, më 19 qershor në mbarë territorin e shtetit do të realizohet një maratonë 24-orëshe rrugore, me prani të shtuar të patrullave policore dhe kontrolle intensive për zbulimin e këtyre llojeve të kundërvajtjeve".


"Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool ose mjete narkotike. Një vendim i papërgjegjshëm mund të lërë pasoja të përhershme, ndërsa sjellja e përgjegjshme shpëton jetë dhe kontribuon për rrugë më të sigurta për të gjithë", thonë nga MPB.