Me 13 dhe 14 mars luhen çerekfinalet në basketboll

Në çerekfinale do të takohen Bashkimi - Vëllaznimi, Trepça - RTV 21, Sigal Prishtina – Drita, dhe Peja - Kosova.
Skuadrat nikoqire për këto takime do të caktohen përmes shortit që të do tërhiqet të hënën (12:00) në lokalet e FBK-së.
Te femrat në gjysmëfinale takohen Penza - Bashkimi dhe Sigal Prishtina - Trepça. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/03/2013



















































