Ministria e Drejtësisë ka sqaruar të mërkurën se kërkesa për përfshirjen e Policisë Metropolitan ‘Scotland Yard’, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit është bërë para daljes së raporteve nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria, me qëllim të eliminimit të dyshimeve të shfaqura në publik sa i përket paanshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të hetimeve.
Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë:
Njoftojmë opinionin publik se me datën 11 Nëntor 2016, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitan ‘Scotland Yard’, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Kërkesa e tillë është dërguar para daljes së raporteve nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria, me qëllim të eliminimit të dyshimeve të shfaqura në publik sa i përket paanshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të hetimeve.
Dje, më datë 22 Nëntor, 2016, Ministria e Drejtësisë ka pranuar përgjigjen e dërguar nga Ambasadori Britanik, në të cilën ka shprehur mbështetjen që i jep Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e sektorit të sundimit të ligjit por edhe ka njoftuar se Policia Britanike nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë. Ambasadori Britanik ka potencuar rëndësinë që ka kryerja e këtij procesi të hetimeve nga institucionet e Kosovës me paanshmëri dhe transparencë si dhe me përfshirje të EULEX-it.
Me qëllim të ofrimit të transparencës së plotë të gjithë procesit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme qysh nga data kur ka ndodhur rasti tragjik i vetëvrasjes së të ndjerit Astrit Dehari. Të gjitha institucionet përkatëse, Policia, Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria janë njoftuar me kohë dhe u është ofruar i gjithë bashkëpunimi i mundshëm.
Po ashtu, gjatë gjithë procesit që nga data e vdekjes së të ndjerit ka qenë i përfshirë për së afërmi edhe EULEX-i, të cilët nuk kanë pasur ndonjë vërejtje sa i përket procesit të autopsisë dhe menaxhimit të rastit nga Shërbimi Korrektues.
Pas publikimit të rezultateve të raportit të autopsisë dhe njoftimit të Prokurorisë se kemi të bëjmë me rast të vetëvrasjes, Ministria e Drejtësisë ka pranuar edhe raportin e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues.
Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit menjëherë janë iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren edhe pse shkeljet e evidentuara sipas Inspektoratit në asnjë mënyrë nuk kanë qenë nxitëse apo shkaktare të vdekjes së Astrit Deharit.
Nga e gjithë kjo që u specifikua më lartë, Ministria e Drejtësisë ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme dhe çdo veprim ka pasur qëllim të sigurojë transparencë për opinionin publik por edhe për familjen e të ndjerit. Aktualisht, rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë.
Gjithnjë me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë për opinionin publik, kësaj komunikate i bashkëngjitet edhe Raporti i Inspektimit nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe letrat e këmbyera me Ambasadorin Britanik”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit