McTominay ia kaloi edhe gjenialitetit të Ronaldos: Goli i tij me gërshërë sfidon ligjet e fizikës

Kombëtarja e Skocisë mposhti Danimarkën me rezultat 4-2 në xhiron e fundit kualifikuese dhe u kualifikuan për Kupën e Botës 2026, dhe goli i Scott McTominay ishte një kryevepër e vërtetë.
Skocia kaloi në epërsi në minutën e tretë kur Ben Doak krosoi nga e djathta, dhe McTominay me mjeshtëri e dërgoi topin me gërshërë në rrjetën e Kasper Schmeichel.
Ai gol i hapi rrugën Skocisë për kualifikim në Kupën e Botës, e cila fitoi ndeshjen 4-2, dhe statistikantë të përpiktë llogaritën se McTominay e goditi topin në një lartësi prej 2.53 metrash.
Majestic. Magic. McTominay.#WCQ | @ScotlandNT pic.twitter.com/SRvJznFuqy
— UEFA EURO (@UEFAEURO) November 20, 2025
Arritja mbresëlënëse është e dukshme në faktin se e tejkaloi për 18 centimetra lëvizjen e famshme të Cristiano Ronaldos nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/2018.
Ronaldo shënoi një gol me gërshërë në Torino kundër Juventusit dhe e goditi topin në një lartësi prej 2.35 metrash.
Duket se kjo lëvizje nuk mund të tejkalohej nga askush dhe me të vërtetë vetëm me mjeshtërinë e McTominay do të mbahet mend si një nga golat më të mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës.
Ndryshe, McTominay është duke përjetuar një super-formë pasi në sezonin e fundit u zgjodh lojtari i vitit në Itali, teksa edhe këtë edicion është lojtari kryesor i Napolit. /Telegrafi/


















































