LAJMI I FUNDIT:

McLaren 720S mposhti super-veturat, kaloi shtegun prej 400 metrave për nëntë sekonda (Video)

McLaren 720S mposhti super-veturat, kaloi shtegun prej 400 metrave për nëntë sekonda (Video)

Shtegun prej 400 metrave, McLaren 720S e ka kaluar për 9.2 sekonda, duke i mposhtur të gjitha super-veturat që kaluan për këtë kohë.

Makina e prodhuar së fundmi, ka lëvizur me 236 kilometra në orë, duke arritur cakun për shpejtësi enorme, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, Ferrari LaFerrari, Porsche 918 Spyder dhe McLaren P1, kanë kaluar nëpër këtë pjesë për 9.8 sekonda.

Më poshtë mund të shihni eksperimentin që është bërë në zonë të mbyllur, nën vëzhgimin e ekspertëve. /Telegrafi/