LAJMI I FUNDIT:

MCC: Investimet në energji të ripërtëritshme ndihmojnë bizneset të kenë furnizim të qëndrueshëm

MCC: Investimet në energji të ripërtëritshme ndihmojnë bizneset të kenë furnizim të qëndrueshëm
Foto: Ilustrim

Në Kosovë, një nga pengesat kryesore të zhvillimit të bizneseve, është furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike, por Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër (GROW) e promovuar sot në Prishtinë nga MCC, synon t’i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë të energjisë.

Po ashtu, GROW u ndihmon bizneseve të investojnë në panele solare fotovoltaike dhe të bëhen vetë prodhues të energjisë dhe prodhues të pavarur të energjisë, por edhe projekte me efikasitet energjetik të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga prodhimi i energjisë diellore.


Sarah Olmstead, drejtoreshë e Millennium Challenge Corporation (MCC) për Kosovë, shpreson se investimet në burime të ripërtëritshme të energjisë do të ndihmojnë bizneset që të kenë stabilitet të furnizimit të energjisë elektrike për ta.

“Pandemia Covid-19, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë, kanë futur këtë investim në perspektivë… MCC ka si qëllim të korporatave që të përshpejtojë investimet e financimit të sektorit privat dhe ky aktivitet është një shembull i mirë se si financimi i kombinuar mund të ndihmojë në mobilizimin e të gjitha resurseve. Shpresojmë se investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë do të mund të ndihmojnë bizneset që të marrin nën kontroll sigurinë e energjisë për ta dhe stabilitetin, por edhe që të kenë ndikim pak më të gjerë”, theksoi ajo.

Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti theksoi se lansimi i këtij projekti tregon përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar për Kosovën, dhe në përgjithësi për zhvillimin ekonomik.

Guvernatori Mehmeti, tha po ashtu se përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore do të lehtësohet qasja në financa që të investojnë bizneset në energji të ripërtëritshme.

“Institucionet financiare luajnë një rol shumë të rëndësishëm në financimin e ekonomisë së gjelbër, andaj ky projekt do të ndihmojë dukshëm në promovimin dhe nxitjen e mëtejme të tranzicionit të gjelbër.

Ky projekt, gjithashtu do të mundësojë rritjen e potencialit garantues të këtij institucioni, duke bërë të mundur rritjen e numrit të përfituesve nga garancionet që lëshon ky institucion. Me fjalë të tjera një numër i madh i bizneseve me vështirësi në qasje në financa do të mund të sigurojnë qasje me kushte lehtësuese në këtë burim të financimit”, theksoi Mehmeti.

Ai me tej shtoi se nga të dhënat e muajt prill të vitit 2022, vlera e kredive bankare ka arritur rreth 4 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 17.9 për qind.

Drejtori i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha theksoi se në tri vitet e para nga kjo skenë do të përfitojnë përafërsisht 600 ndërmarrje.

“Sipas parashikimeve preliminare, brenda tri viteve të para nga kjo skenë do të përfitojnë përafërsisht 600 ndërmarrje me një portofolio kreditore prej afër 70 milionë euro. Ndërsa, nga aktiviteti ekonomik planifikohen të gjenerohen mbi 1500 vende të reja të punës”, theksoi Berisha.

Përmes kapitalit nga KfW do të fillojë implementimi i kësaj dritareje, që do t’i ndihmojë institucionet partnere financiare, në kreditimin e sektorëve të cilët nuk janë shërbyer deri më tani. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori