LAJMI I FUNDIT:

Mbytet një shtetas sllovak në Golem, hyri i dehur në det

Mbytet një shtetas sllovak në Golem, hyri i dehur në det

Pak orë pasi 15-vjeçarja ruse humbi jetën në Ksamil, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet këtë herë në Kavajë, në plazhin e Golemit.

Një shtetas sllovak, 66 vjeç, ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Përmes një njoftimi për shtyp, policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 kur një telefonatë ka mbërritur në numrin e emergjencave për një person pa ndjenja, në bregun e plazhit të Golemit.


Policia dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por shtetasi sllovak, Beres S, 66 vjeç kishte ndërruar jetë.

Shkak për ngjarjen duke se është bërë konsumimi i pijeve alkoolike. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se përpara se të futej për t’u larë në det, 66-vjeçari kishte konsumuar pije alkoolike në sasi të mëdha, raporton TCH.

Policia sqaron se nga verifikimet e para nuk rezulton që shtetasi sllovak të ketë patur shenja dhune në trup, megjithatë grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. 

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori