LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e vendkalimit kufitar në Merdar indinjon bashkatdhetarët

Në shenjë mbështetje me serbët në veri të Kosovës, një grup prej rreth 20 serbësh të martën në mbrëmje kanë vendosur një barrikadë brenda në Serbi, rreth dy kilometra larg kufirit, në mënyrë që ta bllokojnë vendkalimin kufitar në Merdar. Kjo ka bërë që shumë bashkatdhetarë tanë, që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit përmes Serbisë, të kthehen mbrapsht, për të shfrytëzuar vendkalimet e tjera me shtetin fqinj.

Ky veprim i serbëve ka indinjuar mërgimtarët, të cilët kanë pritur me orë të tëra për të hyrë ose dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Merdar.


Gjatë qëndrimit të ekipit të Telegrafit në pikën kufitare në Merdar, nuk kishte lëvizje, përveç disa qytetarëve kishin ardhur për të parë nga afër nëse është hap apo jo kufiri për kalim.

Ata ktheheshin prapa sapo merrnin konfirmimin nga policët në vendkalimin kufitar se nuk mund të kalojnë, pasi barrikada e vendosur nga serbët në anën tjetër të saj u pamundëson lëvizjen në anën serbe të kufirit.

Rafet Rama, bashkatdhetar /Foto: Ridvan Slivova

Bashkatdhetari, Rafet Rama, tha se kjo barrikada në anën serbe paraqet problem për të gjithë bashkatdhetarët, pasi siç tha ai secili që ka ardhur në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës duhet të kthehen përmes këtij vendkalimi kufitar.

“Erdhëm vetëm me këqyr kufirin a është hapur. Kena pas vetëm deri më 2 janar me ndejt, po këqyrim me herët me shku, pasi kemi me shku goxha larg. I kemi punët, fëmijët në shkollë. Çdo kurbetqarë ka me u nis më herët…Çka e kam këqyr veç me shku për Maqedoni…Kush është kurbetqarë ishalla i prin e mara krejtëve, pasi krejt vijmë me i pa prindërit tanë…”, ka thënë Rama.

Vendkalimi kufitar, Merdar /Foto: Ridvan Slivova

Një qytetar tjetër nga fshati Mirofc i Podujevës, Ferat Gjaka tha se erdhi për të shikuar nga afër situatën në kufi.

Ferat Gjaka, qytetar

“Veç erdha me këqyr çka ka. Me këqyr çka u bo. I kam do nipa e mbesa e kanë mu nis nesër për andej. E kam pas një vade e kanë pas nesër me shku, e s’qenka puna që kalojnë këndej hiç”, u shpreh Gjaka.

Vendkalimi kufitar, Merdar /Foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, barrikada në largësi prej dy kilometrash nga pikëkalimi kufitar në Merdar është vendosur të martën në rrugën magjistrale rreth dy kilometra larg vendkalimit kufitar brenda territorit të Serbisë.

Ndërsa barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës, kanë hyrë në ditën e 19-të të vendosjes dhe janë gjithsej 13 sosh.

Vendkalimi kufitar, Merdar /Foto: Ridvan Slivova

Vendkalimi kufitar, Merdar /Foto: Ridvan Slivova

Vendkalimi kufitar, Merdar /Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori