Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Juventusit në 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube.

Zonja e Vjetër e nisi më mirë ndeshje, duke rrezikuar qysh në minutën e tetë përmes Randal Kolo Muanit, por që goditja e tij ishte e pasaktë.


Los Blancos filluan ta marrin nën kontroll ndeshje, duke krijuar raste të rrezikshme, por sukses.

Jude Bellingham lëshoi një mundësi të artë në minutën e 30-të, pasi nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.

Michele Di Gregorio (45+1’) shpëtoi edhe njëherë Juventusin, duke i pritur goditjen Federico Valverdes.

Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë aksionet e panumërta nga të dyja anët. /Telegrafi/

telegrafi sport app